LSDM: OBRM-PDUKM të mos kërcënoj gjykatësit dhe prokurorët

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM të mos kërcënoj gjykatësit dhe prokurorët

Më: 22 janar 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet që “OBRM-PDUKM, partia simbol i gjyqësisë Svarovski është e mësuar të bëj presione, t’u kërcënohet dhe t’i dirigjoj prokurorët dhe gjykatësit se si të punojnë, siç e bënin gjatë 11 viteve të qeverisjes kriminale”.

Sipas LSDM, koha e presioneve, kërcënimeve mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

“Sot, prokuroritë, gjykatat punojnë profesionalisht në mbrojtje të ligjeve dhe në interes të qytetarëve. Secili që ka vepruar ilegalisht do të përgjigjet për procedurat e tij, dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin”, thonë nga LSDM.

Udhëheqja anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së, thonë nga LSDM, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski duhet të ndalojë me kërcënimet dhe t’i lë organet e prokurorisë dhe gjyqësisë ta kryejnë punën e tyre profesionalisht, në mënyrë të pavarur dhe të liruar nga presionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat