Vllatko Gjorçev do të kërkojë mbështetjen e partisë për kryetar shteti

Maqedonia

Vllatko Gjorçev do të kërkojë mbështetjen e partisë për kryetar shteti

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:28
Vllatko Gjorçev

Deputeti i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, në faqen e tij në Facebook ka informuar opinionin se do të kandidojë për president të shtetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Partia opozitare maqedonase ditë më parë njoftoi se përmes konkursit do të zgjedh kandidatin për president, me të cilin ata do të garojnë në këto zgjedhje.

Gjorçev thotë se është i gatshëm ta mbrojë Maqedoninë aq sa e do. Gjorçev më tej thekson se do të angazhohet me gjitha forcat e tij për të mirën e shtetit.

Gjorçev përmend disa arsye pse ai do të kandidojë si president i shtetit. Ai thotë se është fitues në çdo cikël zgjedhor që ka marrë pjesë, është i pastër pa skandale, nuk ka marrë pjesë në parti tjera politike.

Ai thotë se ka vota edhe të shqiptarëve dhe të etnive tjera dhe se çdo herë është i pranishëm tek ata.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 21 prill, ndërsa partitë tjera akoma nuk kanë bërë publik kandidatët e tyre për president të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat