Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Titanik 3”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet “TNT” dhe “Titanik 3”

Më: 24 janar 2019 Në ora: 08:23
Ilustrim

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastet e Prokurorisë Speciale “TNT” dhe “Titanik 3”.

Rasti “TNT” i cili ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fiat Canoski, është në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa në mesin e të akuzuarve janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës ata në vitin 2011 për shkak të urrejtjes politike kanë kryer vepër penale, duke e rrënuar objektin “Kosmos” të Canoskit.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI. Ata dyshohen për mashtrime zgjedhore dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësja Olja Ristova, ndërsa pritet të prezantohet edhe dëshmia e fundit e PSP-së. Kurse në seancën e radhës pritet edhe të fillojë procedura për fjalët përfundimtare.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat