Greqi, sot pritet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Greqi, sot pritet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:06
Kuvendi i Greqisë

Kuvendi i Greqisë dje anuloi për sot në ora 14:30 votimin e Marrëveshjes së Prespës. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit grek, thonë se ky vendim erdhi si rezultat i numrit të madh të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

Të shumta ishin edhe gjatë debatit të djeshëm përplasjet “Për” dhe “Kundër” mes Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe opozitës së kryesuar nga Kyriakos Micotakis.

Ndërsa nw protestën e mbrëmshme kundër Marrëveshjes së Prespës para Parlamenti grek, është djegur flamuri maqedonas. Gazeta greke Efimerida publikoi një video të incidentit.

Disa demonstrues nga turma fillimisht grisën flamurin, dhe pastaj e vunë në zjarr, me brohorima  nga turma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat