9 aksidente në Shkup, 11 persona të lënduar

Maqedonia

9 aksidente në Shkup, 11 persona të lënduar

Më: 25 janar 2019 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një bashkudhëtarë është lënduar rëndë, ndërsa 10 janë lënduar më lehtë në nëntë aksidente trafiku që kanë ndodhur në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. 

Në të njëjtën periudhë kanë ndodhur edhe shtatë aksidente në të cilat është shkaktuar dëm material.

Në 24 orët e fundit janë sanksionuar 30 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre më shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre nën ndikimin e alkoolit, pesë para se ta marrin patentën e shoferit dhe një shoferë fillestarë. 

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre automjete të pa regjistruara.

Policia e trafikut ka dhënë 59 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 79 automjete.

Sipas njoftimi të SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit shtatë shoferë kanë përdorur telefonat celular derisa kanë drejtuar automjetet, ndërsa dy nuk kanë mbajtur rrip sigurimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat