Zendeli: Propozimi për kandidat konsensual, është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së

Maqedonia

Zendeli: Propozimi për kandidat konsensual, është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së

Më: 25 janar 2019 Në ora: 14:05
Fadil Zendeli

Propozimi i BDI-së dhe LSDM-së për president është marrëveshje koalicioni, e jo konsensual”, tha sot deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Zendeli tha se kandidati konsensual është kur merren vesh gjitha partitë e pushtetit dhe opozitës dhe shtoi se për ata kjo ide është e papranueshme.

Ai shtoi se në partinë e tyre po analizohet situata për atë se si do të veprojnë në zgjedhjet presidenciale.

“Në organet e partisë po analizohet situata, se si do të dalim në zgjedhjet presidenciale. Alternativa është të shkojmë së bashku me opozitën shqiptare, mund të organizohemi edhe me shoqërinë civile dhe të dalim së bashku”.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ai tha se atyre si opozitë ju konvenojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat