Po thuaj çdo ditë komptetntët bëjnë regjistrimin e rasteve të reja të infektuarve nga morbilet. Kjo përveç që po I shqetëson prindërit, shqtëson dhe ngre nivelin e kujdesit edhe të kopshteve për të cilat po I rrespektojnë të gjitha rekomandimet e dala nga insitutucionet shëndetësore. Drejtoresha e kopshti të fëmijëve Fidani, Rabije Loku për TVM2 thotë se përshkak që punojnë me fëmijët, masat për ti mbrojtur të njejtit janë të përditshme në këtë insitucion.
"Ne si institucion bëjmë pastrimin gjeneral të gjithë objektit , dezifektimin e lodrave bëjmë si dhe larjen e carçafëve të fëmijëve . Ne si isntitucion kemi njohuri që fëmijët e tyre kanë qenë të sëmurë ashtu qe grupi i edukatoreve ku qëndrojnë fëmijët nuk i pranojnë pa vërtetimin e mjekut. Si instutucion e bëjmë një hulumtim të atillë … Vitin e parë fëmijët të cilët vijnë në kopësht derisa të fitojnë imunitet sëmuren më shpesh. Ndërsa fëmijët që fillojnë në kopsht si foshnje prej në fillim, gjatë 6 muajve të para kane imunitetin e dobët, megjithëse adoptimi që nga mosha e hershme I bën të njejtit me imunitet më të forte dhe ata fëmijë sëmuren shumë më rrallë dhe janë më të rregullt në çerdhe", tha Rabije Loku, drejtoreshë e çerdhes “Fidani”.
Vakcina kundër fruthit tek fëmijët jepet që në moshën 1 vjeçe, megjithatë mundësia për tu infektuar me të nejjtin ekziston sërish. Mjekja Sabina Smailoviq Hamiti për TVM2 fton të gjithë prindërit që të mos hamenden dhe ti rrespektojnë thirjet për ti rivakcinuar fëmijët si preventive kundër infektimit me morbile.