Reformat shpejtojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së - Bota Sot
Reformat shpejtojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Maqedonia

Reformat shpejtojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së

Më: 27 janar 2019 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Profesori universtar Bashkim Selmani  Bashkim Selmani, ka thënë se Maqedonisë nuk i nevojten zgjedhje të parakohshme por zhvillim i shpejtë ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët. Në një prononcim për TVM2, ai konsideron se vendit i nevojiten reformat që dalin nga proceset për integrim në NATO dhe përpjekjet për marrjen e datës për fillimin e negocioatave për antarësim në BE.

"Me zgjedhje qytetarët vazhdimisht kanë humbur dhe asnjëherë nuk kanë fituar. Zgjedhjet presidencilae nuk do ta pengonin agjendën institucionale por përvoja e deritanishme ka treguar se kur shkohet në zgjedhje kuvendare, ka bllokim total të institucioneve që pengojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve por edhe zbehin funksionimin në nivel ndërkombëtar sa i përket funksionimit të R.M-së", tha Bashkim Selmani, analist.

Edhe eksperti për çështje juridike, Naser Zyberi konsideron se vendi duhet ti përkushtohet reformave sic janë sundimi i së drejtës,reformave në gjyqësi luftimin e korrupcionit dhe nuk është momenti i duhur për zgjedhje të parakohshme. Por nëse Qeveria merr vendimin,  atëherë vendi do të duhet që paralelisht të mbajë dy procese zgjedhore, presidencialet dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Meqë Maqedonia ka model proporcional të votimit me një raund do përbyllej cikli zgjedhor, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare me këtë do arrihej racionalizim i shpenzimeve por e përsëris se Maqedonia ka nevojë për ndryshime për një jetë më të mirë për qytetarët dhe përmbylljen e obligimeve për integrim në nato dhe BE", tha Naser Zyberi.

Sipas analistëve tani është koha që vendi  të përkushtohet për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe sigurimin e një standardi më të mirë jetësor për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...