Ministrja e punës: Në Maqedoni janë 12 mijë punëtorë pa sigurim pensional

Maqedonia

Ministrja e punës: Në Maqedoni janë 12 mijë punëtorë pa sigurim pensional

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:01
Ministrja Mila Carovska

12 mije punëtorëve nga sektori privat dhe publik në Maqedoni nuk iu janë shpërndarë sigurimet pensionale të shtyllës së dytë, edhe pse punëdhënësit i kanë bërë pagesat në Fond.

Çdo i punësuar nga viti 2007 deri në vitin 2018 kanë humbur rreth 400 mijë denarë, kontributet e të cilëve kanë mbetur në Fondin e Sigurimit Pensional-Ivnalidor PIOM. Këtë skandal sot e publikoi Ministria e punës dhe politikës sociale, duke theksuar se në PIOM është krijuar një hendek prej 15 miliard denarëve, transmeton Alsat-m.

Ministrja Mila Carovska tha se Qeveria ka ndarë një fond prej 19 milion eurove, për të bërë dëmshpërblimet ose pagesat e munguara të këtyre 12 mijë të punësuarve, të cilët nuk janë në dijeni për dëmin që u është shkaktuar. Ajo tha se rasti do të paraqitet në Prokurori për të hetuar personat zyrtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat