Neziri: Zgjedhjet e parakohshme nuk ndryshojnë asgjë në kuptimin e interesit publik

Maqedonia

Neziri: Zgjedhjet e parakohshme nuk ndryshojnë asgjë në kuptimin e interesit publik

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:13
Xhelal Neziri

Analisti politik Xhelal Neziri në një deklaratë për asat-m.tv derisa komentoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme dhe taktizimin e partive në pushtet, LSDM dhe BDI se janë për zgjedhje por se më me prioritet për vendin për është procesi euro-integrues, tha se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket interesit publik.

“VMRO-DPMNE e di se nuk i fiton zgjedhjet, kurse LSDM dhe BDI poashtu e dinë se nuk do të kenë ndonjë rritje të numrit të deputetëve që do t’u garantonte një shumicë prej dy të tretave në Parlament. Zgjedhjet eventuale vetëm do të përmbushnin qëllimet e partive që ndërlidhen me interesat e ngushta të tyre, ndërkohë pas atyre zgjedhjeve nuk do të ndryshonte asgjë në kuptimin e interesit publik”, deklaroi Xhelal Neziri, analist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat