Zjarri e kap një shtëpi në Shkup, lëndohet rëndë një person

Maqedonia

Zjarri e kap një shtëpi në Shkup, lëndohet rëndë një person

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Dje rethë orës 11.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Radishan” është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të P.S.(73) nga Shkupi.

Zjarri, sipas paraqitjes në polici është shkaktuar pasi që P.S. ka kallur rroba të vjetra, ku është kapur një pjesë e shtëpisë. Pastaj është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat