Republika e Maqedonisë së Veriut, së shpejti fillon ndryshimi i tabelave me emrin e ri

Maqedonia

Republika e Maqedonisë së Veriut, së shpejti fillon ndryshimi i tabelave me emrin e ri

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:03
Mile Boshnjakovski

Pas ratifikimit nga Parlamenti grek të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, fillon edhe zyrtarisht përdorimi i emrit të ri të vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Pas hyrjes në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës, 7 ditë pas ratifikimit të protokollit, menjëherë do të fillojë edhe ndryshimi i emrit në tabelat shtetërore nëpër të gjitha institucionet. Për të njëjtën procedurë, rekomandime do të marrin edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale.

“Ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsulare si dhe në hyrjet e institucioneve”,- deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Qeveria do të formojë grupe pune të cilat do ta monitorojnë zbatimin e këtyre dispozitave nga të gjitha institucionet. E padyshim që në të gjitha ndryshimet do të duhet të respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat