Sulmuesit e Kokës në paraburgim, dy prej tyre policë

Maqedonia

Sulmuesit e Kokës në paraburgim, dy prej tyre policë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:13
Ilustrim

Prokuroria e Shkupit pas shqyrtimit të kallëzimeve penale nga MPB, tre prej shtatë të dyshuarve për rrahjen brutale të dy policëve shqiptar u ka shqiptuar masën e kujdesit “paraburgim”.

Burime të gazetës koha, raportojnë se dy prej tre të dyshuarve (Ali Zejnelov dhe Erhan) që janë dërguar në paraburgim janë pjesëtar të MPB-së, respektivisht Sektorit për sigurimin e delegacioneve, ndryshe i njohur si “Drejtoria e 6-të”. Ndërkohë, katër të dyshuarve tjerë nga Prokuroria e Shkupit u janë shqiptuar masa të ndryshme të kujdesit.

Si pasojë e sulmit të 28 janarit ndaj dy policëve shqiptar, pjesëtari i MPB-së, Feim Koka nga fshati Bllacë e Poshtme u hospitalizua. Sipas këtyre burimeve mjekësore, i njëjti para disa çastesh është zgjuar nga koma dhe gjendja shëndetësore e tij është drejtë përmirësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat