Merimanga largon 72 automjete në kryeqytet

Maqedonia

Merimanga largon 72 automjete në kryeqytet

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:11
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente, një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 11 persona janë lënduar më lehtë.

SPB Shkup njofton se dje policia rrugore ka sanksionuar 43 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Nga trafiku janë përjashtur gjithsej 16 shoferë. 

Janë hasur edhe 98 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt,në Shkup, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 72 automjete.

SPB Shkup njofton se sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë masë të posaçme edukative në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësinë e shoferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat