Bullgaria e para aprovoi nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Bullgaria e para aprovoi nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:40
Foto

Qeveria bullgare sot dha dritë të gjelbër për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. Qeveria në Sofje bëri të ditur se e ka autorizuar përfaqësuesin e Delegacionit të përhershëm të Bullgarisë në NATO ta nënshkruajë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fillim të javës paralajmëroi se nënshkrimi i Protokollit për bashkëngjitjen e Maqedonisë do të ndodhë shumë shpejt, ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov deklaroi se pret që kjo të ndodhë brenda një apo dy javëve.

Integrimi i Maqedonisë në NATO, që ishte në ngecje pas vetos greke në samitin në Bukuresht në vitin 2008, është zhbllokuar me Marrëveshje e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën iu dha fund kontestit 27 vjeçar me emrin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat