Rritet numri i kalimit ilegal të emigrantëve nëpër Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i kalimit ilegal të emigrantëve nëpër Maqedoni

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Përpjekjet për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin jugor janë në rritje. Statistikat e policisë për vitin 2018 tregojnë një rritje të shumëfishtë krahasuar me vitin 2017.

Shërbimet kufitare të Maqedonisë vitin e kaluar penguan 14.943 njerëz që u përpjekën të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë, që është rreth 3.5 herë më shumë se nga viti 2017, ku janë regjistruar 4.100 përpjekje të tilla për gjatë gjithë vitit.

Ka një rritje të trefishtë në përpjekjet për kontrabandimin e emigrantëve. Vitin e kaluar, policia zbuluar 58 raste të tilla ku u përpoqën të kontrabandoheshin me rreth 9.00 emigrantë, krahasuar me vitin e kaluar ku janë zbuluar 19 raste të kontrabandës.

Sipas strukturës, shumica e emigrantëve që përpiqen të emigrojnë në vendet e Evropës Perëndimore nga të ashtuquajturat shtegu i emigrantëve ballkanikë, shumica prej tyre (62.7%) janë me origjinë nga Pakistani, 13.2% vijnë nga Afganistani, 5.7% nga Iraku, 5.5% nga Bangladeshi, 3.6% nga Irani dhe 3.1% nga Siria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat