VMRO-DPMNE: Zaev e ndau shoqërinë e Maqedonisë si asnjëherë më parë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev e ndau shoqërinë e Maqedonisë si asnjëherë më parë

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “frika e Zaevit nga ballafaqimi me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme kuvendare është edhe një tregues se qëllimi i tij i vetëm është të vazhdojë funksionimi i kartelit kriminal që i varfëron dhe vjedh qytetarët e Maqedonisë. I amnistuari Zaevi i interesojnë vetëm tenderët kriminal dhe grandet që u bënë valutë kryesore për pagesën e partiakëve”.

“LSDM çoi ekonominë mbrapa përderisa qytetarët ende po e presin rrogën prej 500 eurove. Institucionet janë shkatërruar, gjyqësia e partizuar, shëndetësia në kaos, arsimi i pareformuar”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se vetëm kompanitë dhe familjet e afërta të Zaevit dhe Angjushevit jetojnë më mirë.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në vend se t’i realizojë premtimet për një Shoqëri, Zaev i ndau shoqërinë e Maqedonisë si asnjëherë më parë dhe se sjellja kundër kushtetuese e Ligjit për përdorimin e gjuhëve e paralizoi shtetin dhe do t’i kushtojë Maqedonisë shumë para.

“Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit është edhe një humbje që Zoran Zaev ua paraqet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ky pushtet i paaftë duhet të ikë. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë më mirë, meritojnë të ardhme me prosperitet dhe standard të lartë.”, thonë nga VMRO-DPMNE duke i kërkuar Zoran Zaevi zgjedhjet të parakohshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat