Ndotja e ajrit në Maqedoni, nevojiten masa afatgjate

Maqedonia

Ndotja e ajrit në Maqedoni, nevojiten masa afatgjate

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Maqedonia javën qe lam pas vazhdon të  mbajë vendin e parë në Europë dhe në botë për shkak  të ndotjes së ajrit. Elmendina Abdullahu nga shoqata “Nëna dhe fëmija” konsideron se përgjegjësi për ndotjen fillimisht kanë institucionet e shtetit.

Ajo apelon deri tek instucionet që masat kundër ndotjes ti bëjnë me afat më të gjatë, në të kundërtën me këtë mënyrë të veprimit nuk mund të pritet pastrim i ajrit. 

“Ne kemi në kontiunitet disa vite ndotje përshkak se masat afatgjate nuk miren sepses a të fillon të miren ndrohet qeveria ndrohen udhëheqësit ndrohen edhe mënyra se si ato e manxhojnë institucionin. Masat afatgjate është gazifikimi shpresojmë se do ta kemi. Masat afatshkurte miren kur gjendja është alarmante , masat afat mesme janë për një periudh më të shkurt kohore dhe masat afat gjate janë për një periudh me të gjatë kohore e cila duhet të vazhdoj në kontunitet nuk duhet të ndërpritet cdo herë që ndrohet menaxhmenti ose udhëheqësia e institucionit”, u shpreh Elmendina Abdullahu nga shoqata “Nëna dhe fëmija”.

Edhe qytetarët e anketuar nga ekipi I TVM2 thonë se se masat  për parandalimin e ndotjes duhet të jenë më afatgjate, sepse vetëm atëherë mund ti presim rezultatet e duhura. 

“Masat duhet të jenë më afatgjate dhe rezultatet ne nuk mundë ti kërkojmë brenda javes por  brenda viteve”

“Autobusat duhet  të jenë pa pagesë deri  sa të pastrohet ajri Më së shumti na pengon ndotja e ajrit edhe  vajza ime thotë se ngulfatet kur merr frymë”. 

“Ajri më të vertetë  ketu tek ne është shumë i ndotur, qyteti  I shkupit  e din më së miri se cfar duhet të ndërmiren masa e din kryetari i qytetit të shkupit.  Cdo njeri udhëton i vetëm në veturë dhe mund të them se veturat janë ata që ndotin ajrin.

“Na pengon ndotja e ajrit shumë . Masat duhet të jenë më afat gjate  pershembull njerzit  udhtojnë me veturë sepse secili ka punë”, shprehen qytetaret e anketuar.

Nga shoqata “Nëna dhe fëmija” theksojnë se ndotja e ajrit ndikon shumë tek njerëzit sidomos tek fëmijët të moshës prej 0-6 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat