Fruthi, rritet numri i pacientëve

Maqedonia

Fruthi, rritet numri i pacientëve

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:11
Venko Filipçe

Pavarësisht urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike, inspektorët e ministrisë së Brendshme ende nuk kanë hyrë në dikasterin e Shëndetësisë për të inspektuar dokumentacionin e furnizimit të vaksinave kundër fruthit, të cilat u gjetën me deklarata me afat të skaduar. Ministri i Shëndetësisë tha se edhe ai vetë pret që të qartësohet çështja e skandalit me vaksinat.

Ende nuk kanë ardhur njerëz nga Prokuroria Publike, gjithë kohës kemi qenë në komunikim intensiv me ministrin e Brendshëm kështu që presim të ndërmerren masat dhe të sqarohet rasti”.  –tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Javën e kaluar Prokuroria njoftoi se në hapësirat e kompanisë distributore “Makedonija Lek” kanë gjetur vaksinat me deklaratat me afat të skaduar, dhe se të njejtat do të vazhdojnë të qëndrojnë në ato hapësira, nën arsyetimin se ambientet e kompanisë janë më të përshtatshme për ruajtjen  e tyre. Nga deponia “Drislla” informuan për ALSAT se termini për djegien e vaksinave me deklarata të skaduara është caktuar për ditën e enjte. Ndërkohë që Agjencia e Ilaçeve ende nuk ia ka shqiptuar gjobën e paraparë prej 50,000 eurosh kompanisë “Makedonija Lek” për lëshimin teknik me afatet.

Ndërkohë që procesi i vaksinimit vazhdon, për çdo ditë regjistrohen raste të reja me fruth.

Për çdo ditë fatkeqësisht ka raste të reja, për momentin po shërohen rreth 30 pacientë me fruth, ku shumica janë fëmijë. Mbi 85% e pacientëve të prekur janë të pa vaksinuar. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga fruthi, që nga fillimi i epidemisë është diku rreth 150 por më lejoni të ju them se numri i përfshirjes me vaksinën MRP është i kënaqëshëm nga shpallja e epidemisë e deri më sot, gati gjysma e të pa vaksinuarve në Shkup, tashmë kanë pranuar këtë vaksinë”.  –theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë tha se Klinika Infektive posedon kapacitete të mjaftueshme, në rast të zgjerimit edhe më të madh të epidemisë si dhe gripit sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat