Përzgjedhja e anëtarëve të Antikorrupsionit në Maqedoni, 20 kandidatë nga 80 gjithsej

Maqedonia

Përzgjedhja e anëtarëve të Antikorrupsionit në Maqedoni, 20 kandidatë nga 80 gjithsej

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

“Më interesojnë dy gjëra. E para sepse komisioni shtetëror funksionon me seanca duhet punë grupore. Si do ta organizoni punën e komisionit shtetëror dhe si do të veproni në situata konkrete dhe e dyta mendoj se ka probleme me qëndrimin tuaj kushtetues”.

Këto ishin pyetjet më të shpeshta që u parashtruan para kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Anti- korrupsion. Deri më tani, janë intervistuar rreth 20 kandidatë nga gjithsej 80 kandidaturat e paraqitura. Kandidatët janë të profileve dhe me përvoja të ndryshme.

Kandidatja Dona Dimov-Markovska ka përvojë në sektorin civil dhe bazuar në analizat hulumtuese për projektin “Shkupi 2014” ngre dyshime për raste korruptive të më shumë niveleve.

“Kemi shembuj kur anekset që janë plotësuar gjatë furnizimeve publike, parashohin shumë të mëdha dhe kështu është bërë gjatë gjithë kohës së ndërtimit të objekteve. Nuk janë të përfshirë vetëm zyrtarë të lartë, nuk janë përfshirë vetëm persona nga sektori privat, por edhe persona që kanë punuar në agjenci shtetërore, në vetëqeverisje lokale, të gjithë ata kanë kontribuar që të ketë dëmtim të buxhetit të shtetit”, tha Dona Dimov- Markovska Kandidate për anëtare e KSHPK-së.

Prokurori publik, Nikolla Doblev konkurron vetëm për postin Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Premton zgjidhjen e rasteve që sipas tij ndër vite qëndrojnë nëpër sirtarët e këtij trupi.

“Sa më përket mua, asnjëherë nuk jam gjetur në ndikime korruptove. Punoj në bazë të fakteve dhe dëshmive dhe jo në bazë të mitmarrjes ose premtimit. Punoj me fakte dhe dëshmi, sepse opinioni është prezent në çdo gjë, çdoherë ka kontroll nga organet më të larta. Do të ishte çmenduri të futem në këtë çështje që mund të më kushtojë edhe karrierë”, u shpreh Nikolla Doblev, Kandidat për kryetar të KSHPK-së.

Nga gjithsej 80 kandidaturat e paraqitura, 22 nuk i plotësojnë kushtet ndërsa një aplikacion është tërhequr para kohe. Intervistimi i kandidatëve pritet të përfundojë deri të mërkurën në Kuvend, për të zgjedhur më pas përbërjen e re të komisionit, përkatësisht kryetarin dhe gjashtë anëtarët, me mandat pesëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat