Dukovski: Çavkovi s’ka faj

Maqedonia

Dukovski: Çavkovi s’ka faj

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:56
Sasho Dukovski

Në Shkup të hënën u shty seanca e fjalës përmbyllëse të palës së akuzuar për ngjarjet e dhunëshme të 27 prillit të vitit 2017 në parlamentin e Maqedonisë. Seanca u shty me kërkesë të një avokati mbrojtës. Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se seanca ndaj17 të akuzuarve për terrorizmëm do të vazhdonte me 6 shkurt.

Avokati i ish Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov, Sasho Dukovski tha se faji me të cilin ngarkohet klienti i tij është imagjinar, sepse nuk ekzistojnë dëshmi për veprën e kryer.

“Si vepër e kryer nga ana e të akuzuarit, theksohet mosdhënia e urdhërit për forca policie shtesë për sigurinë brenda dhe jashtë Parlamentit dhe me këtë gjoja ka lejuar ngjarjet e dhunshme në institucionin ligjvënës”, tha avokati Dukovski.

Në lidhje me të akuzuarin Çavkov, ish-ministri i atëhershëm i Rendit, Agim Nuhiu, aktualisht në postin e Zevendës Ministrit, pati dëshmuar në gjykatë se zoti Çavkov nuk i ishte përgjgjur thirrjeve të tij telefonike për më tepër se dy orë në kohën që turmat kishin pushtuar parlamentin dhe ushtronin dhunë ndaj deputetëve, duke dyshuar se zoti Çavkov ishte i ndërlikuar në organizimin e dhunës.

Prokurorja, Vilma Ruskovska la të kuptohej para pak ditësh se sipas një dëshmitari të mbrojtur, urdhërat për kryerjen e dhunës në parlament vinin nga ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili atë ditë ndodhej në Vjenë dhe se në bazë të planit, duhej likuiduar deputetët Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe Damjan Mançevski.

Por ndaj zotit Gruevski, i cili ka gjetur strehim në Hungari, nuk janë ngritur akuza në lidhje me këto ngjarje. Fillimisht ishin 33 persona të akuzuar për dhunën në parlament, por me ligjin e amnistisë 15 vetë u liruan nga akuza, ndër ta pesë ligjvënës të opozitës së drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët kishin hapur dyert dhe kishin drejtuar turmën në parlament ku ndodheshin deputetët e shumicës së re parlamentare, që sapo kishin miratuar zotinTalat Xhaferi për kryetar të Parlamentit.

Vepra penale ‘terrorizëm dhe ushtrim dhune ndaj ligjvënësve në vendin e punës’ kërkon dënimin prej së paku dhjetë vitesh burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat