ASHMAA: Për dy muaj po marrim më pak mjete nga ajo që parashihet me ligj

Maqedonia

ASHMAA: Për dy muaj po marrim më pak mjete nga ajo që parashihet me ligj

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:37
Ilustrim

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale pas seancës së djeshme të Këshillit, sot përmes një komunikate informon se Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, dy muaj me radhë Agjencisë i ka lëshuar më pak mjete financiare për financimin e veprimtarive radiodifuzive për vitin 2019.

Agjencia më 28 janar të këtij viti me letër i është drejtuar ministrisë dhe ka kërkuar shpjegim për përqindjen më të vogël, por prej atje akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Në ndërkohë, nga ASHMAA thonë se edhe për muajin shkurt u janë paguar mjete identike sikur më herët.

Ata thonë se kërkojnë takim me Ministrin e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat