Pranohet propozimi për përmirësimin e statusit të gjykatësve në Maqedoni

Maqedonia

Pranohet propozimi për përmirësimin e statusit të gjykatësve në Maqedoni

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:58
Foto Ilustrim

Kryetari i Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovski dhe kryetarët e gjitha gjykatave në Maqedoni, kanë pranuar propozimin për marrëveshje për përmirësimin e statusit të gjykatësve në vend.

Siç njoftojnë nga Gjykata e Lartë, në takimin që është mbajtur dje kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Gjyqësor Buxhetor Zoran Karaxhoski dhe kryetari i Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë, Xhemali Saiti.

“Në takim është biseduar për gjendjen e pagesave shtesë, kontestet gjyqësore të filluara dhe alternativat e mundshme për përmirësimin e statusit të gjykatësve në Maqedoni”.

“Janë prezantuar qëndrimet e gjykatësve në Maqedoni, të shprehura në kolegiumet e mbajtura në çdo gjykatë veçmas. Nga prezantimet ka dalur se shumica e gjykatësve pajtohen që duhet të vazhdojë procesi i negociatave me pranimin e ofertës për përmirësimin e statusit të gjykatësve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat