Dorëzohet kërkesa në Kuvend për interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në

Maqedonia

Dorëzohet kërkesa në Kuvend për interpretimin autentik të Ligjit për PSP-në

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:30
Prokurorinë Speciale Publike

Deri tek Kuvendi ka arritur kërkesa për interpretimin autentik të nenit 22 të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike.

Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, parashikohet që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të dërgojë kërkesë deri tek Komisioni Legjislativ dhe deri tek Qeveria.

Në mesin e 14 anëtarëve të komitetit legjislativ, që do të diskutojnë për të ardhmen e hetimeve të PSP-së është edhe i akuzuari për rastin “Titanik 3” Ejup Alimi. Kryetare e Komisionit është Sonja Mirakovska, ndërsa anëtarët nga qeveria janë Frosina Remenski, Alija Kamberovski, Snezhana Kalevska-Vançeva, Betijane Kitev dhe Beti Rabagjieva-Naumovski.

Për interpretimin e mandatit të PSP-së do të diskutojnë gjithashtu edhe Vesel Mehmedi, Zoran Ilioski, Nada Cipusheva, Fadil Zendeli, Ivan Stoillkoviq, Nevenka Stamenkovska, Pavllinçe Çestojnova. Komisioni gjithashtu ka 14 anëtarë alternativ.

Komisioni Legjislativ mund të kërkojë mendim nga organi amë i Kuvendit. Sipas mendimit të Qeverisë dhe organit amë, Komisioni vlerëson nëse kërkesa për interpretim autentik është e justifikuar. Pastaj, nëse kërkesa është e justifikuar, përgatitet propozim për interpretim autentik dhe dorëzohet në Kuvendit, ndërsa deputetët debatojnë dhe vendosin për të njëjtën seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat