Antikorrupsioni filloi me punë pa përkthim në gjuhën shqipe

Maqedonia

Antikorrupsioni filloi me punë pa përkthim në gjuhën shqipe

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Komisioni për Parandalim të Korrupsionit

Mbledhja e parë e përbërjes së re të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit është zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh përdorim edhe të gjuhës shqipe.

Përkthim sigurohej vetëm në gjuhën maqedonase, kur në shqip flisnin nënkryetari Nuri Bajrami dhe anëtari Shemsi Sallahi.

I pyetur nga Portalb.mk se nuk ka përkthim prej në gjuhën maqedonase në gjuhën shqipe, Bajrami u përgjigj: “Përgjigja është shumë e thjeshtë. Komisioni ka pasur vakum, dhe ka potencial të mangët. Zbatimi i Ligjit do të kërkojë kohë, ndërkaq sot në këto hapësira ku jemi, është e pamundur që kjo të ndodh. Prandaj do të duhet kohë, dhe e përshëndes qëndrimin e Komisionit që në mbledhjen e parë merr vendim që do të formojë grup pune për zbatim të Ligjit”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat