Tragjedia në Shkup, Zaev: Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten

Maqedonia

Tragjedia në Shkup, Zaev: Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:38
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime drejt familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë.Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat