Maqedonia e Veriut e njoftoi OKB-në për ndryshimin e emrit - Bota Sot
Maqedonia e Veriut e njoftoi OKB-në për ndryshimin e emrit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut e njoftoi OKB-në për ndryshimin e emrit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Ilustrim

Maqedonia e Veriut e ka njoftuar protokollin e Kombeve të Bashkuara dhe vendet anëtare për ndryshimin e emrit të vendit, ka njoftuar ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Siç bëhet e ditur, njoftimi për ndryshimin e emrit është dërguar edhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018. Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre.

Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni.

Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e negociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...