“Talat Xhaferi është i padenjët për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit”

Maqedonia

“Talat Xhaferi është i padenjët për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit”

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 23:53
Ziadin Sela

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se pas dështimit për heqjen e imunitetit të Veljanovskit, pushteti është jolegjitim për shkak se dështoi në betejën për sundimin e së drejtës.

Kreu i kësaj partie Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai dyshon se BDI-ja ka mjaftë arsye për ta mbrojtur Veljanovskin.

“Mbrëmë e pa gjithë opinion se z. Talat Xhaferi është i  padenjët për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit. I padenjët ishte i gjithë ai teatër i cili ju ofrua shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, mbrëmë dhe një natë përpara me Komisionin. Nga ana tjetër, Qeveria është e padenjët për të funksionuar si e tillë dhe si shumicë sepse ka humbur kredibilitetin moral të asaj mbi të cilën thirrej, reforma në gjyqësor”, pohoi Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat