Kamçev, Pandelleski dhe Josifoviq këtë fundjavë mbesin në paraburgim shtëpiak

Maqedonia

Kamçev, Pandelleski dhe Josifoviq këtë fundjavë mbesin në paraburgim shtëpiak

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:46
Orce Kamçev

Gjykata e Lartë pas seancës së djeshme duhej të vendos nëse do të pranojë ankesat e tre të dyshuarve për hetimin “Perandoria” të PSP-së, biznesmeni Orce Kamçev, pronari i “Pelisterkës”, Cvetan Pandelleski dhe bashkëpunëtori i Kamçevëve, Nenad Josifoviq, të dalin nga pra burgimi shtëpiak. Gjykata pritet ta thotë vendimin gjatë ditës së hënë.

Edhe avokatët e ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për “Makfaks”, konfirmuan se përgatisin ankesë deri te gjykata e Lartë, që klienti i tyre të mbrohet në liri. Kjo vijon pas mendimit të Gjykatës së Lartë ku ceket se PSP nuk mund të caktojë hetime të reja pas 18 muajve nga formimi i saj.

Në hetimin e PSP-së të për rastin “Perandoria”, të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandelleski, Ratka Kunoska-Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski për disa vepra penale.

Sipas PSP-së personat dyshohet për shoqërim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat