Osmani: Qeveria është e gatshme të ndihmojë Anti-korrupsionin

Maqedonia

Osmani: Qeveria është e gatshme të ndihmojë Anti-korrupsionin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:18
Osmani: Qeveria është e gatshme të ndihmojë Anti-korrupsionin

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitave institucionale lidhur me implementimin e reformave të Planit 18, sot mbajti takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është një ndër shembujt e ndritshëm për implementimin e suksesshëm për reformat e Planit 18, duke pasur parasysh fillimisht procedurën gjithëpërfshirëse të miratimit të Ligjit për punën e KSHPK-së, përmes intervenimeve të gjera të opinionit të ekspertëve dhe opozitës; më pas, zgjedhja jashtëzakonisht transparente e anëtarëve të rij; si dhe pritjet e mëdha që opinioni i ka nga puna e tyre”, tha Osmani.

Ai potencoi rëndësinë e komisionit jo vetëm si element i rëndësishëm në preventivën e kriminalitetit dhe korrupsionit, por edhe një prej kushteve të cilën Komisioni Evropian, me të edhe vendet – anëtare të Unionit, do ta vlerësojnë progresin e vendit nga aspekti i afrimit drejt rregullave dhe standardeve evropiane.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Osmani anëtarëve të komisionit ua përcolli gatishmërinë e Qeverisë për intervenim në kuadër të kompetencave të tyre, në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komisioni, si nga aspekti teknik, hapësinor dhe organizativ, si dhe mbështetje në përgjithësi dhe besim për punën e tyre.

Në vazhdim Osmani kujtoi mbledhjen e rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet më 19 mars në Bruksel, ku do të shqyrtohet suksesi në implementimin e reformave të Planit 18. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat