Qeveria pranon uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Qeveria pranon uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:37
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria në seancën e djeshme e pranoi tekstint e harmonizuar të Marrëveshjes për uljen e çmimeve të shërbimeve për roaming në rrjetet për komunikime publike mobile në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga qeveria, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevskin është autorizuar për ta nënshkruar marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut në Ballkanin Perëndimor.

Në seancën e mbrëmshme qeveria gjithashtu miratoi propozimin për vendosjen e procedurës për bisedime për nënshkrimin e një protokolli për bashkëpunim në fushën kundër tregtisë me njerëz mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat