Ministria e Bujqësisë ndalon lëvizjen nëpër pyje për shkak të shpërthimit të zjarreve

Maqedonia

Ministria e Bujqësisë ndalon lëvizjen nëpër pyje për shkak të shpërthimit të zjarreve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Për shkak të shpërthimit të zjarreve vendoset ndalesë e lëvizjes nëpër pyje dhe toka pyjore nga ora 00:00 deri më 24:00. Ndalimi do të jenë i vlefshme nga 29.03.2019 dhe do të zgjasin deri nga tërheqja e saj, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave.

Nga atje thonë se kjo ndalesë nuk vlen për të punësuarit NP “Parqet Kombëtare” dhe subjektet të cilët mbrojnë pyjet.

“Për mosrespektimin e kësaj ndalese personave fizik që do të hasen duke lëvizur nëpër pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit do të dënohen prej 1.500 deri në 2.000 euro në denarë”, thuhet në deklaratë.

Nga atje gjithashtu njoftojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se ndalohet ndezja e kashtave, barërave dhe mbeturinave tjera në natyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat