Presidencialet, sot nis fushata

Maqedonia

Presidencialet, sot nis fushata

Më: 1 prill 2019 Në ora: 07:40
Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski

Tre kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, sot fillojnë fushatën për president të ri të Maqedonisë së Veriut.

Ata janë zotuar se do të zhvillojnë fushatë demokratike dhe të drejt, duke uruar njëri-tjetrin për një garë të shëndoshë.

Sipas radhitjes, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita shqiptare Blerim Reka do të kryesojë fletëvotimin, numri dy i takon kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ndërsa numër tre është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, të parat këto pas ndryshimit të emrit, mbahen më 21 prill dhe të drejtë vote kanë rreh 1.8 milion qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat