Lavrov: Maqedonia e Veriut do të jetë e detyruar që të blejë armë amerikane

Maqedonia

Lavrov: Maqedonia e Veriut do të jetë e detyruar që të blejë armë amerikane

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:21
Sregey Lavrov

Anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO do të çojë në shfaqjen e objekteve ushtarake në territorin e tyre dhe do të jenë të detyruar që të blejnë armë amerikane. Këtë sot e deklarojë ministri për Punë të Jashtme të Rusisë, Sregey Lavrov, në intervistë për gazetën “Moskosvski Komsomolec”.

“Tani, kur Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s, ndërsa Maqedonia (e Veriut) po përgatitet, unë jam i sigurt se atje do të ndërtohen objekte ushtarake. Kjo infrastrukturë ushtarake nuk do t’i shërbej askujt. Ata do të jenë të detyruar që të shpenzojnë para për të blerë armë amerikane, por në Evropë nuk do të jetë më qetë”, tha Lavrov.

Ai shtoi se, edhe pse Rusia e ka pranuar emrin e ri të Maqedonisë, në vend në mënyrë flagrante është shkelur Kushtetuta sipas rezultatit të referendumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat