URM: Ushtria të mos shfrytëzohet për qëllime politike

Maqedonia

URM: Ushtria të mos shfrytëzohet për qëllime politike

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:53
Ushtria maqedonase

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë dënon ashpër të gjitha përpjekjet për ta përfshirë atë në qëllimet dhe interesat e përditshme politike. Nga atje thonë se, pas publikimit të shpeshtë të artikujve në disa media elektronike dhe deklaratave që përfshijnë Ushtrinë, ndjejmë nevojën që reagojmë në këtë mënyrë.

Ushtria, thonë nga Shtabi i përgjithshëm, është institucion e cila në vazhdimësi është me rejting më të lartë në shoqëri dhe e njohur nga të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Shtabi i përgjithshëm do të vazhdojë të përqendrohet në proceset e parashikuara të reformave në Ushtri në përputhje me standardet e larta të NATO-s, duke u kujdesur gjithashtu për ruajtjen e sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë. Respektimi i Kushtetutës, ligjeve dhe institucioneve në shoqëri është baza e vlerave demokratike nëpërmjet të cilave shprehet vullneti i qytetarëve, me çka ushtria është garanci e këtyre vlerave”, thonë nga Shtabi i përgjithshëm.

Nga atje shtojnë se Shtabi i përgjithshëm, i cili drejton dhe urdhëron Ushtrinë, nuk do të lejojë asnjë përfshirje për qëllimet politike dhe interesat e përditshme të individëve në institucionet dhe subjektet politike në shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat