Policia jep detaje rreth vdekjes së aktores Belliçanec

Maqedonia

Policia jep detaje rreth vdekjes së aktores Belliçanec

Më: 7 prill 2019 Në ora: 10:21
Biljana Belliçanec

Nga MPB njoftojnë se dje rreth orës 22:30, në stacionin policor në Qendër, S.M. ka paraqitur se në rrugën “Istraska” në banesën e tij është gjetur e vdekur gruaja e tij B.B.A. (45) nga Shkupi, e cila mori jetën me varje.

Ndërsa nga Prokuroria Publike e Skupit për “Makfax” thonë se trupi i aktores së ndjerë Biljana Belliçanec është dorëzuar për autopsi.Nga atje thonë se mbrëmë është bërë hetim nga prokurori kompetent dhe ekipit të MPB-së.

Nga atje shtojnë se është dhënë urdhër që trupi i të ndjerës të dorëzohet për autopsi.

Belliçanec ishte aktore dhe nga viti 2013-2017 ishte edhe kryetare e Komunës së Kisella Vodës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat