Raporti i dytë nga informimi i mediave për Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni

Maqedonia

Raporti i dytë nga informimi i mediave për Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:31
Ilustrim

Mosrespektim i standardeve profesionale në ushtrimin e veprimtarisë në TV Sonce gjatë informimit para fillimit të fushatës zgjedhore, konstatoi Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) gjendet në Raportin e Dytë të monitorimit të informimit medial për Zgjedhjet Presidenciale 2019, që ka të bëjë me periudhën nga 7 deri më 31 mars të vitit 2019.

“Radiodifuzeri për partinë Aleanca e Maqedonisë ka ndarë më shumë kohë në lajme për këto se sa kohë për të gjitha subjektet tjera politike (partitë dhe kandidatë) me të cilën e ka shkelur nenin 61 paragrafi 1 alineja 9 dhe 13 të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizele – parimet për trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme, dhe për pavarësinë, dhe përgjegjësinë e redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve tjerë gjatë krijimit të programeve dhe politikës redaktuese”, kumtoi ASHMAA.

Në Raport është përmendur se gjysma nga koha e përgjithshme e lajmeve në Programin në gjuhën shqipe të Radios së Maqedonisë i është kushtuar transmetimit të informacioneve për aktivitetet e përditshme të Qeverisë.

Sipas ASHMAA, nga kronikat lidhur me zgjedhjet kanë mbizotëruar informacione për aktivitetet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa informimi në emisionet e përditshme informative e pasqyron zhvillim ditorë apo temat aktuale nga sfera e politikës, ekonomisë, sociale, shëndetësisë etj.

Në raport janë analizuar programet 24 orëshe të MRT1, MRT2, MR1 dhe Programit në gjuhën shqipe në Kanalin e bashkësive etnike të Radios së Maqedonisë dhe 11 televizione në nivel shtetëror.

Raporti i dytë i informimit medial për Zgjedhjet Presidenciale 2019 është i qasshëm edhe në ueb faqen e Agjencisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat