Përçarja mes Besës dhe Aleancës dhe braktisja nga Blerim Reka

Maqedonia

Përçarja mes Besës dhe Aleancës dhe braktisja nga Blerim Reka

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:23
Blerim Reka

Që në fillet e bisedimeve për koalicion mes Aleancës për Shqiptarët dhe lëvizjes BESA, dilema për një bashkëpunim të dështuar ishte më e mëdhe se një i suksesshëm, ashtu siç ka ndodhur edhe në tentimet e mëhershme për bashkëpunim mes këtyre dy subjekteve.

Është e qartë dhe e pa mohueshme lufta që ekziston mes dy subjekteve se kush do merr primatin si lider i opozitës shqiptare, por pos të gjithave, partitë në fjalë kapërcyen mosmarrëveshjet dhe arritën të përkrahin të vetmin kandidat shqiptar për president – Blerim Rekën.

Ky bashkëpunim, i pari mes Aleancës dhe Besës, përpos elektoratit partiak arriti të gjejë mbështetje edhe nga votuesit tjerë, mbështetje për të cilën Besa dhe Aleanca po zhvillojnë një luftë të ftohtë mes tyre se kush do e fitojë më shumë.

Përpos bisedave brenda partiake, tashmë gara se cila parti po fiton më shumë pikë në emër të Blerim Rekës po përfolet edhe në opiniom, por ajo çka Besa dhe Aleanca nuk e kanë pritur është distancimi i Blerim Rekës i cili siç duket e ka kuptuar qartë përçarjen mes Besës dhe Aleancës.

Ndonëse nën siglën dhe logon e dy partive, Reka nuk e kategorizon veten si kandidat partiak, e për të mos mjaftuar kjo, në një intervistë të dhënë së fundmi ku shprehet edhe për dy liderët partiakë që e mbështesin, ai thotë: “Unë nuk mund t’i mësoj se çfarë të flasin Sela dhe Kasami. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për fjalët e mia”.

Tërë këto zhvillime kanë ndodhur thuajse në gjysmën e fushatës, çfarë do na sjellë gjysma tjetër e mbetur, mbetet për tu parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat