KShZ: Në kohë janë dorëzuar raportet e para financiare për fushatën zgjedhore

Maqedonia

KShZ: Në kohë janë dorëzuar raportet e para financiare për fushatën zgjedhore

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:36
Komisioni Shtetëror Zgjedhor

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) Oliver Derkoski thotë se organizatorët e fushatave zgjedhore për kryetar shteti dhe për zgjedhjet lokale në tre komunat në kohë i kanë dorëzuar raportet financiare në komision. Raportet, thekson ai, do të jenë publike përkatësisht do të publikohen në web-faqen e KShZ-së, dhe te këto raporte do të ketë raporte të detajuara për pjesën e parë të fushatës.

“Kandidatët në kohë dorëzuan raportet financiare. Afatet ligjore janë respektuar, dhe nuk kishte mundësi teknike të publikohen në web-faqen e KShZ-së për arsye teknike”, tha Derkoski.

Ai sqaroi se disa prej tyre janë dërguar përmes postës, disa nëpërmjet arkivit, dhe në të dyja rastet, siç tha ai, janë respektuar afatet ligjore.

Pjesëmarrësit e fushatës zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej që të dorëzojnë raport financiar me specifika për shpenzimet e xhiro-llogarisë së fushatës zgjedhore nga dita e parë deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit e fushatës duhet ta dorëzojnë tek KShZ, Enti shtetëror për auditim dhe te komisioni Anti-korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat