Nikollovski: Qeveria krijoi masa dhe politika që janë drejtuar për kthimin e parave tek qytetarët

Maqedonia

Nikollovski: Qeveria krijoi masa dhe politika që janë drejtuar për kthimin e parave tek qytetarët

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:17
Ljupço Nikollovski

Me ndryshimet në Ligjin për verërat futen lloje të reja të produkteve, si verëra organike ose aromatizuese dhe shumë produkte të tjera sipas rregullave të BE-së. Kjo u njoftua sot nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski pas takimit me kultivuesit dhe përpunuesit e vreshtave në Kavadar.

“Me interes të veçantë për kapacitetet e vogla, për rritjen e prodhimit të verës, sidomos për ato butik apo verave familjare, në ndryshimet tashmë thuhet se veraritë e vogla nuk do të kenë nevojë të punësojnë një enologist, por gjithashtu mund edhe të angazhojnë me një kontratë të përshtatshme”, tha Nikollovski.

Ai tha se këto ndryshime ishin në përputhje me të gjitha palët e interesuara. Kjo është Qeveria, shtoi ai, e cila deri më tani, në çdo bazë, krijoi masa dhe politika që janë drejtuar për kthimin e parave tek qytetarët, tek kultivuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat