Dimitrov solidarizohet me popullin francez për zjarrin në katedralen Notre Dame

Maqedonia

Dimitrov solidarizohet me popullin francez për zjarrin në katedralen Notre Dame

Më: 16 prill 2019 Në ora: 10:12
Nikolla Dimitrov

 Ministri i Punëve të Jashtme, reagoi për zjarrin e katedrales Notre Dame në Paris ku një kullë e ndërtesës u rrëzua.

“Solidaritet ndaj popullit francez dhe gjithë katolikëve. Mbështetje për zjarrfikësit që po luftojnë për ta shpëtuar trashëgimin botërore” shkroi Dimitrov në gjuhë franceze në rrjetin social “Twitter”. 

Ndryshe mbrëm në katedralen Notre Dame ka shpërthyer një zjarri i madh. Katedralja e Notre Dame ishte në mes të një rindërtimi me vlerë rreth 6 milionë euro, disa nga pjesët e saj ishin nën skela, ndërsa statujat prej bronzi u hoqën javën e kaluar për shkak të punimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat