Shkup, ende vazhdon subvencionimi për blerjen e stufave me peleta

Maqedonia

Shkup, ende vazhdon subvencionimi për blerjen e stufave me peleta

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:32
Peleti

Bashkia e Shkupit njofton se qytetarët akoma mund të shfrytëzojnë subvencionet për furnizimin e stufave me peleta dhe të kompensojnë një pjesë të harxhimeve gjatë blerjes.

Në thirrje publike që Bashkia e Shkupit e publikoi më 21 janar, ndërsa do të vazhdojnë deri më 30 nëntor, janë paraqitur 237 qytetarë.

“Bashkia e Shkupit qytetarëve që kanë blerë stufë me peleta nga 7 nëntori i vitit 2018, do t’u kompensojë një pjesë të shpenzimeve për furnizimin e stufës me lartësi prej 70 prëqind, por jo më shumë se 30 mijë denarë, duke përfshirë edhe tatimin personal të të ardhurave për amvisëri”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se kjo thirrje do të realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”, ndërsa do të zgjasë deri më 30 nëntor, ose deri në shterjen e mjeteve të parapara nga buxheti i bashkisë për këtë qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat