Komisioni Anti-korrupsion nesër do t’i shqyrtojë ankesat e VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Komisioni Anti-korrupsion nesër do t’i shqyrtojë ankesat e VMRO-DPMNE-së

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:39
Komisioni Anti-korrupsion

Komisioni për parandalimin e korrupsionit nesër në mbledhje do t’i shqyrtojë ankesat e parashtruara nga sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, për parregullsi zgjedhore nga ana e Agjencisë për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural – Shkup dhe kreytarët e komunave të Gazi Babës, Shtipit dhe Novo Sellos.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në periudhë zgjedhore, më 4 prill gjatë fushatës së nisur, Agjencia për mbështetjen e bujqësisë ka njoftuar se janë paguar 77 milionë denarë apo mbi 1 milion e 250.00 mijë eur te mbi 2.000 kultivues.

Është paraqitur ankesë se komuna e Gazi Babës ka publikuar me më 15 prill fillojnë me sigurimin fizik të shkollave që e siguron komuna e Gazi Babës. Ushtruesi i detyrës i kryetarit të komunës së Novo Sellos ka dhënë pajtim për punësimin e 10 punëtorëve, që sipas opozitës maqedonase është joligjore. Gjithashtu thonë se komuna e Shtipi i ka angazhuar zjarrfikësit të shpërndajnë drunj personave të varfër të qytetit, ndërsa për këtë janë keqpërdoru edhe “Rrugët e Maqedonisë” dhe “Pyjet e Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat