Bilalli: Mos të lëshojmë shansin të pengohemi mu para cakut - Bota Sot
Bilalli: Mos të lëshojmë shansin të pengohemi mu para cakut

Maqedonia

Bilalli: Mos të lëshojmë shansin të pengohemi mu para cakut

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:05
Mersel Bilalli

Ndoshta shumë qytetarët kanë disa arsye që të jenë indiferent dhe të mllefosur ndaj pushtetit, e cila gjë direkt reflektohet edhe ndaj këtyre zgjedhjeve presidenciale. Ndokush ka revolt nga pritshmeritë e mëdha, ndokush për shkak të ikjes së rinisë jashte, të tjerë për shkak të abolicioneve, partizimit të jetës publike dhe nga shumë arsye tjera. Kështu shprehet në një bisedë për Zhurnal, këshilltari i kryeministrit Zaev, Mersel Bilalli. 

Sipas tij mbetja indiferent dhe ramja eventuale e cenzusit, pa dilemë se shumë seriozisht da ta dëmtoj, madje edhe minoj procesin nato-integrues dhe euro-integrues dhe do të na i humbte edhe nja 5 vite tjera. 

Bilalli mes tjerash shprehet se ne akoma s,jemi antare e NATO-s sepse Protokoli duhet të ratifikohet edhe nga afro gjysma e antareve tjera të kësaj aleance dhe pritet që ajo të përfundoj deri në nëntor. 

"Kurse datë për bisedime me UE me ndonjë klauzolë shtesë do të kemi në qershor. Efektet e këtyre projekteve qëte ne u miratuan me shumë sakrifica, do fillojnë të ndihen që nga viti i ardhshëm kur nga EU për çdo vit do të na lëshohen nga rreth 800 milion evra në vit, Kjo gjë do të bënte që brenda disa vitesh të marrim hov zhvillimor ekonomik, që së paku t'i kthejmë ata të ri që nuk kanë zënë rënjë jasht, madje kanë fituar shprehinë dhe eksperiencën e punës, të cilën me profit të mirë do të mund ta bëjnë edhe këtu. Pra me asnjë kusht nuk duhet të veprojmë nga inati sepse inati asnjëherë nuk është shok i mirë. Me gjithë dobësitë që edhe vet i them publikisht, mos të lëshojmë shansin të pengohemi mu para cakut, a me vite kemi vrapuar", ka deklaruar Bilalli duke shtuar se . nëse bjenë cenzusi, menjëherë VMRO do të shkaktoj krizë që të kthehet në pushtet ku si fillim do ta bllokonte Marrëveshjen e Prespës dhe çdo gjë do bjentë në ujë shumë të turbullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...