Reka është i habitur pse Kosova dhe Shqipëria nuk e mbështesin kandidaturën e tij për president

Maqedonia

Reka është i habitur pse Kosova dhe Shqipëria nuk e mbështesin kandidaturën e tij për president

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:50
Blerim Reka

Kandidati shqiptar për President në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka është i habitur se me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij.

Ai në intervistën e tij për KosovaPress thotë se i ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe Shqipërisë ndaj kandidaturës së tij si kandidat i vetëm shqiptar në këto zgjedhje presidenciale në Shkup. 

"Kuptohet, është krejt legjitime që Prishtina dhe Tirana sigurisht kanë kandidat të preferuar presidencial, ndoshta e kanë kandidat të preferuar Stevo Pendarovskin, për shkak të koalicioneve, apo relacioneve miqësore qeveritare, partiake me Shkupin zyrtar. Dhe, e vërtetë është, pos Vetëvendosjes si parti, dhe Albin Kurtit si lider, përkrahje tjetër nuk ka ardhë as nga Republika e Kosovës dhe as nga Republika e Shqipërisë”, thotë kandidati i pavarur precidencial.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 21 prill, ndërsa kandidati i pavarur shqiptar do të përballet në garë me Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovskin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat