Momirovski: Prokuroria dhe MPB-ja ta zbardhin rastin me aplikacionin zgjedhor të LSDM-së - Bota Sot
Momirovski: Prokuroria dhe MPB-ja ta zbardhin rastin me aplikacionin zgjedhor të LSDM-së

Maqedonia

Momirovski: Prokuroria dhe MPB-ja ta zbardhin rastin me aplikacionin zgjedhor të LSDM-së

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:56
Goran Momirovski

Goran Momirovski, zëdhënës i shtabit zgjedhor të kandidates për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, sot kërkoi që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria publike sa më parë ta zbardhin rastin për, siç thotë, aplikacionin e androidit të LSDM-së “Zgjedhje 2019” për të cilën ka indikacione serioze se ka deponuar të dhëna personale të qytetarëve.

Momirovski, pas takimit të sotëm në Prokurori me Komisioni kompetent për monitorim të parregullsive të mundshme zgjedhore, tha se ka qenë i informuar se rasti tashmë është parashtruar në prokurorinë themelore të Shkupit dhe është emëruar prokuror publik që do ta hetojë.

“Ishim dëshmitarë të transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social ‘Tuiter’ se si ndërrohen hard disqet e serverit të LSDM-së për çka ekzistojnë indikacione serioze se ka deponuar të dhëna personale të qytetarëve që janë ndërmarrë me aplikacionin “Zgjedhjet 2019″, përgatitur nga LSDM. Pasi që për këtë problematikë biseduam në Komisionin shtetëror zgjedhor, sot në Prokurorinë themelore bisedova me përfaqësues të Komisionit që kryen monitorim të parregullsive të mundshme zgjedhore. Nga atje na u tha se rasti tashmë ka arritur në Prokurorinë themelore të Shkupit ku është emëruar prokurori publik i cili duhet ta hetojë këtë rast”, deklaroi Momirovski.

Nuk është bërë, shtoi Momirovski, as hetimi forenzik për sulmin hakerik në KSHZ që po ndodhë në periudhë të njejtë kur LSDM-ja nisë aplikacionin “Zgjedhjet 2019”, para 15 ditëve. “Sipas informatave tona MPB ende nuk ka konstatuar se si ka ndodhur ai sulm dhe nëse ka lidhshmëri me aplikacionin e LSDM-së. Personi i cili në vitin 2016 ka qenë përfaqësues i LSDM-së në Komisionin e KSHZ-së dhe i ka pastruar listat zgjedhore, ka pasur qasje në tërë evidencën dhe numrat amë të qytetarëve, është autor i aplikacionit përmes të cilit LSDM ka grumbulluar informata nga qytetarët dhe i ka bartur në server”, pohon Momirovski.

Presim, theksoi ai, në afat sa më të shkurtë të sigurohen dëshmitë, të hetohen gjendjet që kanë ndodhur, para së gjithash, në serverin e LSDM-së, në mënyrë që të spastrohet situata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...