Pendarovski: Vota për numrin 3 është votë për bashkim dhe jetë të përbashkët, në vend evropian dhe të avancuar

Maqedonia

Pendarovski: Vota për numrin 3 është votë për bashkim dhe jetë të përbashkët, në vend evropian dhe të avancuar

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:33
Foto nga takimi

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sot pati takime me banorët e Debërcas, Vevçanit dhe Labunishtit.

“Koncepti im është për bashkim, jetë të përbashkët në vend evropian dhe të avancuar. Slogani im është ‘Së bashku përpara’. Vetëm kështu mund të prosperojmë, e jo një nga një. Unë nuk bëj dallim për nga përkatësia fetare dhe etnike. Koncepti ynë ‘Një shoqëri për të gjithë ne’ sepse të gjithë ne jemi të njëjtë dhe duhet të gjithë t’i gëzojmë të drejtat të cilat na takojnë”, ka thënë Pendarovski nga Labunishti.

Ai tha se opsionin që e ofron opozita dhe kandidatja Siljanovska-Davkova është opsion për kthimin mbrapa ndaj izolimit, ndarjeve, pasigurisë, pengimit të avancimit të filluar të vendit dhe shprehu siguri se qytetarët e njohin këtë dhe do ta zgjedhin avancimin.

Në takim me banorët e Debërcas, Pendarovski porositi se perspektivat e hapura ndaj BE-së dhe NATO-s, sjellin përfitime ekonomike për zhvillimin e shtetit tonë dhe të gjithë qytetarëve.

“Në vitin 2018, vetëm pas marrjes së ftesës për në NATO, në shtet kanë hyrë 625 milionë euro investime të huaja, që është dyfish në shumë nga viti më i mirë i reformatorit të ashtuquajtur Gruevski. Kjo në mënyrë shtesë do të intensifikohet pas hyrjes në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në”, theksoi Pendarovski.

Bëri thirrje në jehonë maksimale në zgjedhjet presidenciale të dielën më 21 prill dhe më pas edhe më 5 maj.

“Punët kanë filluar. Kemi marrë ftesë për NATO dhe nëse vazhdojmë me procesin reformues do të marrim datë për fillimin e negociatave në muajin qershor. Për dy vite është arritur sukses i madh sepse ka politikanë që mbajnë llogari për popullin. Prandaj është me rëndësi që avancimi të vazhdojë”, porositi Pendarovski nga Vevçani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat