MPB: Janë regjistruar dy raste të fotografimit të fletëvotimit

Maqedonia

MPB: Janë regjistruar dy raste të fotografimit të fletëvotimit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:26
Nga Ministria e Punëve të Brendshme

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se deri në këtë moment janë regjistruar dy raste të fotografimit të fletvotimit, ndërsa nuk ka regjistrim për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit.

“Në orën 09 :05 në vendvotimin në kopshtin “Lale Sërniçka” në komunën Aerodrom kryetari i Bordit zgjedhor e ka vërejtur personin R.Gj. (36) se si me celular e ka fotografuar fletvotimin. R.Gj. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të dorëzohet padi adekuate”, potencoi Biljana Milevska nga Reparti për marrëdhënie me opinionin.

Potencoi se në orën 11:40 minuta në vendvotimin 1515 në fshatin Obërshani personi K.P. me celular e ka fotografuar fletvotimin, duke cituar se nga ana e nëpunësve policor ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

“Në mëngjes në orën 06:11 minuta në SPB Shkup është paraqitur se në vendvotimin në SHF “Drita” në fshatin Rashçe është dëmtuar dera e hyrjes, por Komisioni zgjedhor ka konstatuar se nuk ka probleme me materialin zgjedhor dhe votimi ka filluar në kohën e parashikuar pa probleme”, theksoi Milevska.

Ajo ka apeluar te të gjithë qytetarët në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat