BDI fillon festën për zgjedhjet lokale në Dibër

Maqedonia

BDI fillon festën për zgjedhjet lokale në Dibër

Më: 21 prill 2019 Në ora: 21:14
Zgjedhjet lokale në Dibër

Sipmatizantët e BDI-së kanë filluar festën në Dibër, komunë në të cilën janë mbajtur zgjedhje lokale.

Aktivistët e BDI-së siç shihet në pamje, kanë shpallur fitoren e kandidatit Hekuran Duka, i cili ka qenë në përballje me Arben Agolli, që është përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në këtë komunë ka përpunuar 12.42 përqind të votave, prej të cilave Hekuran Duka ka marrë 51.93 ose 534 vota, ndërsa Arben Agolli ka marrë 45.29 përqind ose 457 vota.

Në këtë komunë, pjesëmarrja në këto zgjedhje lokale ka qenë 43,74% nga qytetarët e regjistruar në Listën Zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat