Sejdini: Një padi për zgjedhjet presidenciale është pranuar dhe tre të tjera janë refuzuar - Bota Sot
Sejdini: Një padi për zgjedhjet presidenciale është pranuar dhe tre të tjera janë refuzuar

Maqedonia

Sejdini: Një padi për zgjedhjet presidenciale është pranuar dhe tre të tjera janë refuzuar

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:44
Burim Sejdini

“Gjykata Administrative ka vepruar në katër raste lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare në Ohër, Dibër dhe Novo Sello, nga ku tre janë refuzuar dhe njëra është pranuar”, deklaroi sot kryetari i Gjykatës Adinistrative, Burim Sejdini.

“Të premten është pranuar padia e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimit rural ku anulohet vendimi i Komisionit për parandalimin e korrupsionit nga 17 prilli i vitit 2019 për hapjen e procedurës për hetimin e pagesës së subvencioneve”, tha Sejdni.

Janë refuzuar dy paditë të 1Tv kundër çmimores së KShZ-së për reklamim zgjedhor dhe një që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtës së votës ngritur nga ana e Stevo Mitevski i cili kërkon regjistrim në Listën Zgjedhore.

Sejdini theksoi se nuk do t’i komentojë vendimet, të cilat janë arsyetuar në web-faqen e Gjykatës Administrative.

Ai pret që edhe rrethi i dytë shkojë në mënyrë të mirë ashtu si në rrethin e parë.

“Rezultatet e rrethit të parë i dimë të gjithë dhe nuk presim padi pas ditës së djeshme të qetë zgjedhore. Nëse ka padi në rrethin e dytë, opinioni do të informohet për seancat dhe kush do të vendos për to”, tha Sejdni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...